Putin: Rusia po hyn në një fazë të re të rritjes ekonomike

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka deklaruar se Rusia është duke hyrë në një fazë të re të rritjes ekonomike dhe se tashmë duhet të përforcohet me masa që favorizojnë investimet.

Gjithashtu Putin është shprehur se vendi është i hapur për bashkëpunim dhe për realizimin e projekteve të përbashkëta në favor të të gjithëve, ransmeton Shekulli.

“Produkti i brendshëm bruto shënoi rritje për të tretin tremujor radhazi”, konstatoi Putin, duke shtuar se investimet e huaja në ekonominë ruse shënuan në tremujorin e parë nivelin e tyre më të lartë në tre vite, në shtatë miliardë dollarë.

Deklarata e Putinit është bërë gjatë Forumit ekonomik në Shën Petërburg, në të cilin ka siguruar se ekonomia ruse po hynë në një fazë të re zhvillimi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button