Harley Davidson tërheq rreth 46.000 motoçikleta

Harley Davidson bëri të ditur se do të tërheq 46.000 motoçikleta në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), meqë gypi i vajit mund të ndahet, duke derdhur vajin në gomën e prapme gjatë udhëtimit, raporton Anadolu Agency (AA).

Të planifikuara për tërheqjen janë modelet Electra Glide, Road King, Street Glide dhe Road Glide të prodhuara në periudhën prej 2 korrikut deri më 9 maj të vitit 2017.

Nga Harley theksojnë se ekziston mundësia që gypi i ftohjes së motorit nuk është vendosur si duhet.

Gjithashtu shtohet se deri tani kanë marrë nëntë raporte në të cilat theksohet se ka ndodhur ndarja e gypit të vajit, për shkak të cilit kanë ndodhur dy përplasje, por pa pasoja të mëdha.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button