Merkel: Gjermania mbetet e përkushtuar në Marrëveshjen e Klimës në Paris

Kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi se vendi i saj do të përkushtohet në Marrëveshjen për klimën nga Parisi pasi që presidenti i SHBA-së Donald Tramp u tërhoq nga kjo Marrëveshje.

Merkel para Parlamentit gjerman theksoi se është e pamundur që të braktiset rruga me të cilën bota u nis në vitin 1997 me Marrëveshjen e Klimës nga Kjoto dhe vazhdoi në vitin 2015 me Marrëveshjen historike të Parisit.

“Vendimi i presidentit të SHBA-së që të tërhiqet nga Marrëveshja është për keqardhje. Të gjithëve që i intereson e ardhmja e planetit tonë  u them që të vazhdojnë këtë rrugë që të kemi sukses, për Nënën Tokë”, theksoi Merkel.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button