Putin flet për tentimet e vrasjes kundër tij në dokumentarin e ri

Presidenti rus Vladimir Putin, ka deklaruar në një dokumentar të regjisorit amerikan Oliver Stone, se ka shpëtuar nga disa tentim-vrasje ndaj tij. Ky dokumentar do të transmetohet gjatë këtij muaji në një televizion kabllor në Amerikë.

Në dokumentarin me katër seri të titulluar “Intervistat e Putinit”, regjisori Stone ka thënë se gjatë kësaj kohe ka dëgjuar për rreth pesë përpjekje të pasuksesshme për të vrarë Putinin.

Stone ka shtuar se “mënyra e parë e vrasjes” është gjithmonë “tentimi për t’u inkuadruar si pjesëtar i sigurisë së presidentit”.

Mirëpo Putin, ka thënë se për të është thelbësore që të besojë në ekipin e tij të sigurisë.

Stone po ashtu i ka kërkuar Putinit që të bëjë të ditur se cili mendon që do të jetë fati i tij në të ardhmen.

“Vetëm Zoti e di fatin tonë – timin dhe tuajin,” ka deklaruar Putin

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button