OSBE/ODIHR: Kishte frikësime, bojkoti i BDI-së, akt jo-demokratik

Vëzhguesit e OSBE/ODIHR sapo mbaruan me konferencën për shtyp në të cilën prezantuan të dhënat e para nga vëzhgimi i tyre i zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale në Maqedoni.

Sipas tyre, nuk u respektuan standardet kyçe të cilat vendi i mori përsipër kur u bë anëtare në OSBE.

“Flas për çështjen e ndarjes së shtetit nga partia, sigurim të kushteve për gara të barabarta, përfaqësim të barabartë në media si dhe për çështjet e hapura lidhur me Listën zgjedhore” tha Gert Arens, shef i misionit vëzhgues të OSBE-së.

Zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale u zbatuan në mënyrë efikase dhe qytetarët kishin mundësi të zgjedhin, megjithatë partitë në pushtet nuk kanë ndarë qartë aktivitetet partiake nga ato qeveritare, thanë sot përfaqësuesit e OSBE/ODIHR.

“Vëzhguesit tonë kanë vërejtur se kishte frikësime të votuesve gjatë gjithë fushatës.  Gjithashtu partia shqiptare në pushtet (BDI) vazhdoi bojkotin e presidencialeve dhe ka kryer presion ndaj votuesve shqiptar mos të votojnë. Politikanët me përvojë si qyetarë të vendeve demokratike evropiane asnjëherë nuk nxisin politika të bojkotit kur bëhet fjalë për zgjedhje” thanë nga OSBE.

Me keqardhje e pranuam lajmin se partia më e madhe opozitare maqedonase ka vendosur mos ti pranojë rezultatet e zgjedhjeve. 

“U bëjmë thirrje të gjithë liderëve të punojnë së bashku për tu siguruar fillim normal i punës së qeverisë së re. OSBE është e gatshme tu ndihmojë liderëve në këtë proces me qëllim të përparimit të demokracisë” tha Kristine Mutonen, OSBE.

Mediat kanë qenë në shërbim të pushtetit duke u lënë më shumë hapësirë kandidatëve të partisë në pushtet dhe kandidatit të saj për president, ndërsa kanë udhëhequr fushatë negative dhe kritike ndaj atyre opozitar, thanë mes tjerash vëzhguesit e OSBE/ODIHR. /Portalb

 

Lajme të ngjashme

Back to top button