Dimitrov: Do t’i tregojmë botës dhe Evropës se kemi fytyrë të re (VIDEO)

Ministri i ri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov i cili sot e mori funksionin nga paraprijësi i tij Nikolla Poposki, tha se vizita e tij e parë bilaterale do të jetë në Greqi, sepse problemi më i madh është pikërisht me këtë fqinj, njofton Portalb.mk.

“Me Koxias kemi biseduar në telefon, si dhe me kolegen nga Bullgaria. Qëllimi im është vizita e parë bilaterale të jetë në Greqi, sepse atje kemi problem më të madh. Dua t’i tregoj rajonit se prej sot kemi fytyrë të re. Unë jam i bindur se Maqedonia e suksesshme dhe e lumtur është lajm i mirë për të gjithë rajonin”, deklaroi Dimitrov.

Ai shtoi se qëllimi i tij është Maqedonia të respektohet nga fqinjët dhe nga bota, si dhe të ketë marrëdhënie të mira dhe miq në botë.

“Ky është fillim i ri. Nuk dua të kthehem pas por dua të shkojmë përpara. Kjo Ministri nuk është e asnjërës parti. Do të punoj që të ngritët dinjiteti ndërsa politika e jashtme të krijohet në këtë Ministri. Është fakt se prej dje kemi Qeveri reformuese e cila dëshiron të fillojë bisedime me BE dhe NATO-n. Duam të jemi të respektuar dhe të kemi miq, si dhe marrëdhënie të mira fqinjësore”, shtoi Dimitrov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button