Gruevski u “zbut” për emrin, kërkon zgjidhje

Anëtarësimi në NATO dhe Bashkimin Evropian (BE) do të mbetet prioritet, por edhe shqetësim për zgjidhje të drejtë të kontekstit me fqiun jugor (Greqinë), deklaroi mbrëmë lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, në fjalimin e tij para votimit të Qeverisë së re të kryeministrit Zoran Zaev, njofton Portalb.mk.

Qëndrimin për “zgjidhje të drejtë” të emrit, që e theksoi Gruevski, largohet nga qëndrimet e ashpërta të atëhershme të VMRO-DPMNE-së, të cilat u definuan në parimin “emrin nuk e japim” dhe si të paralajmërojë përgatitje për kompromis nga ana e partisë rreth zgjidhjes së kësaj çështje.

Gruevski në fjalimin e tij “më të butë” ndoshta deri tani, theksoi se VMRO-DPMNE-ja në vitet e kaluara ka qenë lëndë e “operacionit e qendrave të jashtme për ndryshimin e qeverisë”. Shkaku për operacionin, shtoi, ka qenë “politika e tyre në lidhje më kërkesën për zgjidhje të drejtë të problemit me emrin, që nuk e kemi marrë, dhe si rezultat i kësaj akoma nuk e kemi marrë ftesën për anëtarësim në NATO dhe bisedimet për hyrje në BE, të cilat kanë qenë dhe do të jenë qëllimi strategjik i VMRO-DPMNE-së.”

“Megjithatë, përkundër këtij qëllimit strategjik, qëllim strategjik është edhe zgjidhja e drejtë, ndërsa jo zgjidhja e imponuar që do të na drejtojë si popull, si komb dhe si shtet. Nga shumica e re dukshëm priten qasje të ndryshme pas kësaj çështje. Koha do ta tregojë kush ka qenë në të drejtë … VMRO-DPMNE do ta ndjek punën e shumicës parlamentare dhe fortë do të luftojë për interesat e shtetit. Interesi shtetëror do të qëndrojë para atij partiak dhe personal. Anëtarësimi në NATO dhe në BE do të mbetet prioritet, por edhe shqetësimi për zgjidhje të drejtë të kontekstit me fqiun jugor”, tha Gruevski.

Më parë, në fillim të mandatit të tij, kryetari i shtetit, Gjorgje Ivanov, tha se për zgjidhjen e problemit me Greqinë për emrin është i nevojshëm “kompromis i logjikshëm”.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button