Kasami reagon ndaj Grubit
Pas fjalimit të Artan Grubit, ndaj tij ka reaguar edhe kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami duke thënë se pikërisht sepse deri tash, pas pothuajse 17 vjetësh shtet, ende diskutojmë për çështjet e njëjta dhe do të flasim edhe më tej me përfshirjen e BDI-së, është rezultat i asaj se BDI nuk punon për interesat e shqiptarëve por vetëm për pushtet, njofton Portalb.mk.
“Si është e mundur që edhe pas 17 vjetëve pavarësi të Maqedonisë ne të vazhdojmë të merremi me çështjet e njëjta dhe se kjo ka ndodhur edhe me krizën e cila erdhi si rezultat sepse ish koalicioni tentonte të ndante pushtetin dhe jo të zgjidhte problemet reale. Kjo ka ndodhur edhe me mënyrën e trajtimit të shqiptarëve, i cila shkaktoi ndarje etnike në shoqëri dhe vuri në pah standarde të dyfishta. Për herë të parë BESA kërkoi që të shikohet se si të zgjidhen problemet e jo se si të ndahet pushteti, e kjo do të bëhej me ridefinimin. Sipas nesh problemi kryesor i Maqedonisë është se ajo është shtet monoetnik. Kjo mund të ndryshohej me ridefinimimi”, tha Kasami.
Ai duke iu drejtuar BDI-së tha se ata i dëshmuan shqiptarëve se luftojnë për pushtet e jo për të drejtat dhe të mirën e shqiptarëve.
“Ju BDI gjatë pushtetit tuaj i dëshmuat shqiptarëve se jeni kundër interesave të tyre, ne kemi përkrahur edhe Revulucion e Laramantë por kjo u bë ngaqë ne ishim për reforma në gjyqësor dhe për rikthim të shtetit të së drejtës. Kjo është e nevojshme për Maqedoninë dhe shqiptarët në të, ne e kemi bërë në vazhdimësi këtë dhe do ta bëjmë edhe tash në opozitë”, tha Kasami.
Ai vlerëson, se rezultati dhe mosgatishmëria e deritashme e përbërjes së re qeveritare që të bëhen ndryshimet e duhura në strukturën e deritashme qeverisëse ishte edhe arsyeja se pse janë opozitë dhe pse nuk do ta votojnë të njëjtën.
LEXO: Grubi: Lëvizja BESA është lëvizje ik dhe duhet të largohet nga Kuvendi
LEXO: Remenski: Qeveria e re duhet të largojë shovinizmin politik dhe etnik të VMRO-DPMNE-së
LEXO: Pemova: Qeveria e re nuk mund të jetë reformatore me BDI-në në të
LEXO: Rikthehet seanca kuvendore, deri në mesnatë Qeveria e re
LEXO: Memedi: Të ndryshohet fjalori politik, do të jemi përmirësues të Qeverisë së re