Gruevski: Vendimi i LSDM-së është në dëm të Maqedonisë

Lideri i Partisë në pushtet VMRO-DPMNE Nikolla Gruevski shpalli fitore të dyfishtë në këto zgjedhje. 

Ai deklaroi se zgjedhjet kanë kaluar pa ndonjë incident serioz që do të kontestonte procesin zgjedhor.

“Më vjen keq që për shkak të interesave personale, duke e nënçmuar vullnetin e popullit, kryetari dhe udhëheqësit e LSDM-së kanë vendosur të punojnë kundër Maqedonisë dhe në interes të atyre që nuk ja donë të mirën Maqedonisë”, deklaroi Gruevski.

„Shpresoj që do të flenë mirë, do ta shohin dallimin dhe do të veprojnë në drejtim të interes të qytetarëve”, shtoi më tej Gruevski.

Gruevski gjithashtu deklaroi se përveç fitores në zgjedhjet parlamentare VMRO ka fituar edhe në ato presidenciale me Gjorgje Ivanovin.

Lajme të ngjashme

Back to top button