Tetovë, aktivistët partiak në garë me kohën, rritet dalja në votime

Sipas Komisioni zgjedhor komunal  në  Tetovës, deri ën orën 17 kanë dalë 48.99 për qind e qytetarëve  për zgjedhjet parlamentare dhe 27 për qind, për zgjedhjet presidenciale. Deri më tani nuk ka pas asnjë incident.

Deri në orën 13 dalja në votime e qytetarëve në gjithë njësinë zgjedhore numër 6 ishte 22 për qind që konsiderohej shumë e ulët krahasuar me njësitë tjera zgjedhore. Nga ora 15, shtabet e partive politike në gjithë rajonin e Tetovës  kanë intensifikuar përpjekjet e tyre për t’i nxjerrë simpatizuesit e vetë në votime. Nga ora 13 deri në raportin më të fundit të Komisionit komunal zgjedhor në Tetovë është dyfishuar numri i daljes së qytetarëve në votime, ndërkohë që jehona e daljes për zgjedhjet presidenciale shënon një rritje të ulët.

Lajme të ngjashme

Back to top button