Shtyhet seanca për “Lagjen e Trimave”, shkak bojkoti i të akuzuarve
Të akuzuarit në rastin “Lagjja e Trimave” sot bojkotuan seancën që kur u refuzuan parashtresat për mbrojtje të tyre nga Këshilli Gjykues në krye me gjykatësen Verka Petkovska, kryetarit të Këshillit Penal, Stojançe Ribarev dhe kryetarit të Gjykatës Supreme, Jovo Vangellovski. Si shkak i kësaj u shty seanca e rastit në fjalë, njofton Portalb.mk.
Të gjithë të akuzuarit veçmas filluan të flasin pa miratim të gjykatëses e cila i largoi një nga një nga seanca e sotme të gjithë të akuzuarit. Në fjalimet e tyre ata u shprehën se Gjykata nuk dëshiron ta dëgjojë të vërtetëndhe se të gjitha propozimet e tyre janë refuzuar me qëllim që të mos zbulohen organizatorët e ngjarjeve të “Largjes së Trimave” të Kumanovës.
“Padrejtësi është kjo që po na ndodh tash e dy vjet, por sot deri sa nuk ka drejtësi, nuk do të ketë qetësi”, tha Arsim Bajrami, i akuzuar në rastin në fjalë.
Për shkak se u mënjanuan pothuajse të gjitha të akuzuarit, Gjykata dha pauzë që të vendos se a ka kushte që e njëjta të vazhdojë më tej.
LEXO: Rasti “Kumanova“