Xhandarmeria serbe vërshon vendbanimet shqiptare

Banorët e fshatrave shqiptare ne brezin kuifitar Serbi-Kosvë ( Tërpeze, Çarr dhe Mucibabë) jo larg Bujanocit, Podujevës dhe Preshevës jetojne në ankth për shkak prezencës se madhe të xhandarmerisë serbe. Ky shqetësim i popullatës shqiptare në Luginën e Preshevës, në brezin kufitar me Kosovën eshte shtuar edhe me ketyre ditëve me kthimin e xhandermerisë serbe me pretekst për “t’i mbrojtur serbët”, njofton agjencia e lajmeve „Presheva jonë“.

Kthimin e ushtrisë dhe xhandarmerisë serb ne këto zona te”bnauar me shqiptarë ne kufi me Kosovën (Tërpeze) jo larg Podujevës dhe Kurshumlisësi dhe ne zonat e Kardakut të Preshevës, arsyetojne me kërkesen e fshatarëve serbë, sepse “ata nuk ndihen të sgurt” dhe “paskan frikë nga shqiptarët.”

Por analistët e Preshevës , afrimin e xhandarmerisë serbe ne brezin kufitar me Kosovës ( Tërpezë dhe Çarri ) e nderlidhin me krizën në Krimea dhe acarimin e situates në Ukrainë. Burimet e „Presheva jonë“ mësojnë se ketu bëhet fjalë për kthimin e me shume se 5o0 forca serbe në keto zon.

Afirmin e forcave serbe ne kufi me Kosovën e kane deshmuar edhe shytpi serbe te cilat dje dhe sot kane dalur ne faaqet epara me tituj se “Kthehet xhandarmëria serbe në kufi me Kosovën” (“Povratak Žandarmerije na granicu sa Kosovom“)

“Xhandarët u kthye në bazë vetëm pesë ditë pas tërheqjes, megjithatë, banorët e fshatrave malore ende jetojnë me roje. Pas tërheqjes së xhandarmërisë serbe nga keto zona kuftirae Kosovë-Serbi shqiptarët kane shkrepur me armë breshëri me zjarri me automatik pranë shtëpive të fshatit…” kanë pohuar për emdiat serbe fshatret serbë.

Vërshimin e xhandermerisë serbe në keto zona kufitare në Serbi të banaura me shqiptarë e kanë dënuar disa herë edhe atoritetet lokale dhe depuetët shqiptare nga Presheva dhe Bujanoca. Demilitarizmi i ketyre zonave të banuar kyreisht me shqptare eshte njera nga shtate pikat, kerksat e përfaqësuesve shqipatre nga Lugina parashtrura qeverise serbe në Beograd nga takimi i i fundit i liderëve me kryeministrin Ivica Dacici.

Përfaqësuesit e Luginës dia here kanë kërkuar vazhdimisht edhe nga faktori nderkombëtar demilitarizmin e rajonit ku prania e madhe e forcave (ushtria, xhandermeria dhe polcia) serbe ne kto zona ka shqetësuar shqiptarët etnik.

Lajme të ngjashme

Back to top button