Gruevski vizitoi teatrin shqiptar, pritet nga Adem Karaga
Ish kryeministri Nikolla Gruevski i shoqëruar edhe nga ministrja e kulturës Elizabeta Kanceska Milevska sot ka vizituar Tetarin Shqiptarë ku u prit nga drejtori i këtij institucioni Adem Karaga.
Mbetet e paqartë se në çfarë cilësie Gruevski vizitoi këtë institucion kulturor, punët rreth rindërtimit të së cilit filluan në fillim të vitit 2014 dhe u parashikua që të përfundojnë në shtator të vitit 2015 kur në krye të Qeverisë ishte pikërisht Nikolla Gruesvki, megjithatë sot e kësaj dite punët ndërtimore rreth teatrit assesi të përfundojnë.
Gruevski teatrin shqiptarë e quan teatri shqiptarë dhe turk.
Në profilin e tij në FB ai shkruan:
“Shkupi me ndërtimin e teatrit turk do të fitoj edhe një objekt të bukur dhe një vend për kulturë, ndërkohë që bashkësia turke vend ku do të mblidhen dhe do kënaqen”.