Sot zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në Maqedoni

Sot po mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në Maqedoni.

Këto janë zgjedhjet e pesta presidenciale pas pavarësisë së vendit, ku në balotazh janë dy kandidatët për president Gjorgje Ivanov nga VMRO-DPMNE dhe Stevo Pendarovski nga LSDM.

Në garën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare janë 14 lista konkurruese prej të cilave  5 koalicione dhe 9 parti politike të maqedonasve dhe shqiptarëve, që po garojnë për 123 vende deputetësh në Parlamentin e Vendit.

Tre deputetë do të zgjidhen nga diaspora, e cila dje votoi nëpër përfaqësitë diplomatike në tre zonat zgjedhore Evropë, SHBA – Kanada dhe Australi.

Të drejtë e vote kanë mbi 1,7 milionë votues, që do të votojnë në 3480 vendvotime në gjithë vendin.

Zgjedhjet do të vëzhgohen nga një numër i madh vëzhguesish vendor dhe ndërkombëtar. 

Sipas KSHZ-së zyrtarisht janë të akredituar 9.952 vëzhgues vendor dhe 550 vëzhgues të huaj, me numër më të madh OSBE/ODIHR si dhe 283 përkthyes.

Lajme të ngjashme

Back to top button