Guteresh: Spitalet u bënë caqe ushtarake, në vend se strehimore

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteresh, deklaroi se gjatë vitit të kaluar në 20 vende të botës të përfshira me përleshje ka pasur sulme ndaj spitaleve, mjekëve, ambulancave, të plagosur dhe të sëmurë.

Në takimin e Këshillit të Sigurisë së KB-së, kushtuar situatës shëndetësore në vendet e përfshira me përleshje, Guteresh tha se “sistemi i brishtë mjekësor ishte pranë shpërthimit” dhe se në shumicën e sulmeve askush nuk përgjigjej për sulmet, theksojnë mediat amerikane.

Në Siri, thotë Guteresh, organizata Mjekë për të drejta të njeriut prej vitit 2013 ka vërejtur mbi 400 sulme dhe se mbi 800 anëtarë të personelit mjekësor e kanë humbur jetën.

Sipas tij, sulmet ndaj institucioneve shëndetësore dhe personelit ishin pothuajse dyfish më të mëdha në vitin 2016 në krahasim me vitin 2015.

Guteresh thotë se e gjithë kjo tregon për trendin e gjerë të palëve në konflikt ndaj spitaleve dhe klinikave të sillen si ndaj caqeve, ndërsa nuk i respektojnë si strehimore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button