Mej do të bisedojë me Trampin për rrjedhjen e informacioneve në mediat amerikane (PLT)

Kryeministrja britanike Tereza Mej sot gjatë takimit me presidentin e SHBA-së, Donald Tramp në samitin e NATO-s në Bruksel do të shprehë shqetësim për shkak të rrjedhjes së informacioneve të besueshme në mediat amerikane për sulmin vetëvrasës me bombë në Mançester, publikoi “Gardian”.

Televizioni Skaj njuz njoftoi se Qeveria britanike është “e zemëruar” për shkak të rrjedhjes së një serie detajesh në lidhje me hetimin për sulmin në koncertin e këngëtares amerikane Ariana Grande të hënën, në të cilin u vranë 22 persona.

“Nga presidenti Tramp do të kërkojë të dhënat e inteligjencës që i ndajmë me amerikanët të mbeten sekrete dhe të sigurta”, deklaroi Mej në Londër, para nisjes në takimin e liderëve të vendeve anëtare të NATO-s.

Deklarata e saj vjen pas kumtesës së policisë britanike, e kyçur në hetimin për sulmin terrorist në Mançester se prej sot ka ndaluar t’i këmbejë informacionet dhe zbulimet e saj me agjencitë amerikane të inteligjencës, sepse dy herë hollësi për këtë u paraqitën në “Nju-Jork Tajms”.

Amerikanët para britanikëve e publikuan identitetin e vetëvrasësit me bombë Salman Abadi (22) , vetëm disa orë pas sulmit të kryer, në të cilin u vranë 22 persona, ndërsa 116 të tjerë u lënduan, prej të cilëve 20 janë në gjendje kritike.

Burime të afërta me hetimin deklaruan se informacionet e besueshme dhe të inteligjencës të policisë nga Mançesteri do të vazhdojnë të këmbehen me shërbimet amerikane të sigurisë, atëherë kur do të ndërpritet paraqitja e tyre në media nga ana tjetër e Atlantikut, por tani për tani këmbimi është ndërprerë tërësisht.

Ministrja britanike e Punëve të Brendshme, Amber Rad, dje theksoi se rrjedhja e informacioneve në SHBA është “irrituese” dhe paralajmëroi Uashingtonin se kjo nuk guxon të ndodhë përsëri.

Në pyetjen nëse autoritetet amerikane me këtë e kanë rrezikuar hetimin, Rad u përgjigj: “Nuk do të shkoja aq larg”.

Britania e Madhe dhe SHBA-ja me vite kanë vendosur praktikë të këmbimit të dyanshëm të të dhënave të sigurisë dhe inteligjencës që pastaj ndahen në njërën apo qeverinë tjetër.

Në këtë “rrjet” i cili bazohet në nivelin e lartë të besimit mes vendeve dhe agjencive të tyre të sigurisë, e shumë ndihmon në luftën kundër terrorizimit ndërkombëtar, janë kyçur edhe Kanada, Australia dhe Zelanda e Re.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button