Futbolli në zi, shuhet Tito Vilanova

Tito Vilanova nuk ia doli ta mposht përfundimisht kancerin. Ish trajneri i Barcelonës ka ndërruar jetë, në moshën 45 vjeçare. E gjithë bota e vajton humbjen e trajnerit spanjoll. – See more at: http://lajmi.net/vdes-vilanova_100065160.html#sthash.WYnrE4lV.dpuf
Tito Vilanova nuk ia doli ta mposht përfundimisht kancerin. Ish trajneri i Barcelonës ka ndërruar jetë, në moshën 45 vjeçare. E gjithë bota e vajton humbjen e trajnerit spanjoll. – See more at: http://lajmi.net/vdes-vilanova_100065160.html#sthash.WYnrE4lV.dpuf

Tito Vilanova ndërroi jetë. Në pasditen e së enjtes u mësua se ishte shtruar për të disatën herë në një spital të Barcelonës për problemet e gjeneruara nga kanceri në gjendrat limfatike që e kishte goditur që në 2011-ën.

Ish trajneri i Barcelonës ishte operuar për herë të katërt të enjten dhe gjendja e tij shëndetësore mbetej tepër e rëndë.

Shtrimi në spital kishte ndodhur prej pak ditës por lajmi u mbajt sekret, asnjë gazetë spanjole apo katalanase nuk kishte shkruajtur asgjë në respekt të teknikut që fitoi La Ligan e vitit të kaluar. Lajmi gjithsesi i shpëtoi dikujt dhe Twitter bëri pjesën tjetër duke e bërë lajmin publik.

Vilanova ishte 45 vjeç dhe sëmundja iu diagnostikua për herë të parë kur ishte asistenti i Pep Guardiolës në 2011, pas operacionit dhe kurave pati një përmirësim por në dhjetor të 2012-ës erdhi dhe përkeqësimi i gjendjes. Në atë kohë Tito ishte trajneri i Barçës, transmeton Supersport.

Vilanova la stolin, për t’u operuar dhe pastaj shkoi të kurohej në New York duke u kthyer në Barcelonë në fillim të prillit, në kohë për ta udhëhequr skuadrën drejt titullit.

Në 19 korrikun e kaluar bëri të ditur lamtumirën ndaj stolit për shkak të rishfaqjes së sëmundjes ndërsa pak muaj më parë erdhi dhe shfaqja e fundit publike në “Camp Nou” për të parë një ndeshje. Mbrëmjen e së enjtes erdhi dhe lajmi i shtrimit në spital bashkë me raportimin se gjendja ishte vërtet e rëndë dhe më pas për fat të keq dhe ai i vdekjes, Vilanova nuk ia doli të fitonte betejën më të rëndësishme, atë për jetën.

Lajme të ngjashme

Back to top button