Mej do të bisedojë me Trampin për rrjedhjen e informacioneve në mediat amerikane

Kryeministrja britanike Tereza Mej sot gjatë takimit me presidentin e SHBA-së, Donald Tramp në samitin e NATO-s në Bruksel do të shprehë shqetësim për shkak të rrjedhjes së informaciove të besueshme në mediat amerikane për sulmin vetëvrasës me bombë në Mançester, publikoi “Gardian”.

Qeveria britanike është “e zemëruar” për shkak të rrjedhjes së një serie detajesh në lidhje me hetimin për sulmin në koncertin e këngëtares amerikane Ariana Grande të hënën, në të cilin u vranë 22 persona, njoftoi Skaj njuz.

Sekretarja britanike për Çështje të Brendshme, Amber Rad, theksoi se rrjedhja e informacioneve në SHBA është “irrituese” dhe paralajmëroi Uashingtonin se kjo nuk duhet të ndodhë përsëri.

Në pyetjen nëse autoritetet amerikane me këtë e kanë rrezikuar hetimin, Rad u përgjigj: “Nuk do të shkojë aq larg”.

Rad deklaroi se sulmuesi nga Mançesteri, i cili në sulmin vetëvrasës me bombë në Mançester arena ka vrarë 22 persona, me siguri nuk ka vepruar vetë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button