Më shumë reshje të shiut në Shtip, më pak në Ohër

Më ftohtë sot në mëngjes ishte në Lazaropole, gjashtë gradë, ndërsa më shumë reshje të shiut në 24 orët e fundit ka pasur në Shtip, gjithsej 87 litra në metër katror.

Siç kumtoi DPHM, deri në orën tetë janë matur tetë gradë në Krushevë dhe Mavrovë, nëntë në Pozharane, Tetovë dhe Manastir, 10 në Prilep, Berovë, Pretor, Kriva Pallankë dhe Ohër, 11 në Dibër dhe Topollçan, 12 në Gjurishte, 13 në Vinicië, 14 në Shkup, Shtip., Demir Kapi dhe Shkup Petrovec, si dhe 15 në Kumanovë, Dojran, Strumicë dhe Gjevgjeli.

Reshjet kanë arritur një litër metër katror në Ohër, dy në Gjurishte, Lazaropole dhe Dibër, katër në Berovë, Pozharaane, Tetovë dhe Mavrovë, pesë në Kumanovë, gjashtë në Topollçani, shtatë në Prilep, tetë në Gjevgjeli, nëntë në Demir Kapi, 11 në Strumicvë, 16 në Krushevë, 18 në Vinicë, 24 në Dojran, 32 në Kriva Pallankë dhe 38 në Shkup.

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe jostabil, me kushte për mot të lig lokal me dukuri të breshëri dhe erë të përforcuar. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 9 deri 16 gradë, ndërsa e ditës prej 15 deri 23 gradë.

Në Shkup do të jetë mot i ndryshueshëm dhe me vranësira posaçërisht në orët e pasdites me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima.

Deri të shtunën rajoni i Maqedonisë do të jetë nën ndikim të serisë së valëve të lagështa ajrore, kështu që moti në orët e pasdites do të jetë i ndryshueshëm dhe jostabil me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima.

Të enjten do të jetë mot me vranësira gjatë tërë ditës dhe priten reshje më të rrëmbyeshme të shiut, posaçërisht në pjesët jugore. Temperatura do të lëvizë prej 14 deri 21 gradë. Të premten dhe të shtunën reshjet do të jenë më të lokalizuara, gjatë ditës do të ketë edhe periudha me diell, por do të fryjë erë e përforcuar veriore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button