UNITETI formoi degën e Karposhit dhe degën e Aerodromit
Partia UNITETI vazhdon me shtrirjen e strukturave të saj sipas dinamikës së paraparë në Planin aksional. Sot pasdite, në lagjen Nerez të Shkupit u formua dega e kësaj partie. Në Kuvendin themelues të përgatitur nga Këshilli nismëtar, kuvendarët unanimisht zgjodhën stomatologun Shefket Kadriu për Kryetar të degës. Njëkohësisht u zgjodhën edhe organet e degës, si dhe anëtarët e Kuvendit Qendror nga kjo degë.
Ndërkohë në lagjen Lisiçe në komunën Aerodrom të Shkupit, në Kuvend themelues të degës së UNITETI-t për këtë komunë, kuvendarët zgjodhën afaristin Femi Ramadani për kryetar dege. Njëkohësisht u zgjodhën organet në nivel lokal, si dhe përfaqësuesit e degës në Kuvend Qendror.
Dy kryetarët e porsazgjedhur u zotuan se do të zbatojnë përcaktimet programore të partisë UNITETI, në përputhje me Statutin e kësaj partie, me qëllim të avancimit të të drejtave të shqiptarëve në këto komuna, ku në të kaluarën të njëjtit janë ballafaquar me majorizim nga krerët komunal.