Aktivistët e LSDM ndajnë bankënotën prej 1.5 milion eurove me portretin e Gruevskit

Aktivistët e LSDM, në qendër të Shkupit, kanë promovuar bankënotën e bankës së likuiduar “Banka e Maqedonisë”, me portretin e kryeministrit Nikolla Gruevski. Në shenjë simbolike bankënota ka vlerën e 1.5 milion euro.

Bankënotat u ndahen qytetarëve të cilët parakalojnë në qendër të Shkupit. Qytetarët marrin edhe material pro motive të platformës së LSDM-së.

Ndarja e bankënotave prej 1.5 milion euro me portretin e Gruevskit, aktivistët thonë se ka për qëllim që t’i njohë qytetarët me shitjen kontestuese të aksioneve të “Bankës së Maqedonisë”, për të cilët kryeministri Gruevski ka kërkuar që t’i paguhen para në dorë.

Për televizionin “Tellma” Zagorec Tumbovski, njëri ndër aktorët e kësaj ngjarje, ka pohuar për se gjithçka është e vërtetë.

Lajme të ngjashme

Back to top button