Tillerson: Do të vazhdojmë me sanksionet ndaj Iranit

Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Rex Tillerson ka thënë se “Sanksionet kundër Iranit do të vazhdojnë nëse ky vend mbron terrorin dhe zhvillon programin e raketave balistike të cilat janë veprime të papranueshme”, raporton Anadolu Agency (AA).

Tillerson i cili ndodhet në Rijad të Arabisë Saudite, në kuadër të Samitit të vendeve muslimane arabe-SHBA, ka zhvilluar një konferencë të përbashkët shtypi me homologun e tij saudit, Adil el-Xhubejr.

Ndërkohë pas një rikujtimi për mospjesëmarrjen e Iranit në këtë Samit, Tillerson tha se ky vend vazhdon të ndihmojë Hezbollah-un në rajone të ndryshme si Liban, Siri, Irak dhe Jemen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button