Jankullovska nuk përgjigjet nëse ka marrë apo jo para nga Tumbovski

Ministrja e punëve të brendshme Gordana Jankullovska pohoi se e njeh Zagorac Tumbovskin, përmes kallëzimit penal, që u ngrit nga MPB-ja, në vitin 2007.

Kjo ishte përgjigja e ministres pas aferës se ka marr 500 mijë euro nga Zagorac Tumbovski për nevojat e VMRO DPMNE. Këtë aferë e zbardhi opozita, e pastaj u vërtetua edhen nga vet Tumbovski cili tha parat personalisht ia ka dhënë Jankullovskës.

“Personin e njoh përmes kallëzimit penal, që u ngrit nga MPB-ja, në vitin 2007. Ai kallëzim penal i kaloi të gjitha instancat gjyqësore duke përfshirë edhe gjykatën supreme dhe mund të konfirmoj se bëhet fjalë për një krim shumë serioz dhe nëse nuk gënjehëm, personi në fjalë është i dënuar me 6 vjet burgim dhe sipas informatave që i kam, ai gjendet në arrati”, deklaroi Gordana Jankulovska-ministre e Brendshme.

Lidhur me këtë aferë ka reaguar edhe VMRO-DPMNE.

“Janë bashkuar një duzinë persona të gjykuar e të kërkuar, të ndjekur dhe të falur për kriminalitet të rëndë në vlerë prej disa milion euro dhe tani montojnë, falsifikojnë, gënjejnë dhe ikin. Kjo nuk do kalojë tek qytetarët. Qytetarët e dinë kush është i ndershëm, kush punon me përkushtim e kush me gënjeshtra e falsifikime orvatet ta marr pushtetin”, tha Ilija Dimovski- VMRO DPMNE.

“Ja si duket vula që qëndron në dokumentit që e prezantoi Zaevi. Ai nuk është valid që nga viti 2004. Ja edhe vula e re, është evidente që të mund të shohin qytetarët dallimin. Në mënyrë shtesë, në atë dokument qëndron një nënshkrim i trilluar”, u shpreh  Ilija Dimovski,  VMRO DPMNE.

Lajme të ngjashme

Back to top button