Miratohet formimi i kontingjentit për mbështetje të operacioneve në Irak dhe Siri
Pjesëmarrësit në takimin e Arabisë Saudite, në të cilën morën pjesë liderët e shteteve arabe dhe myslimane, si dhe presidenti i SHBA-së, Donald Tramp, morën pjesën në krijimin e kontingjentit ushtarak për mbështetje të luftës kundër terrorizmit në Irak dhe Siri.
Në deklaratë përfundimtare theksohet se liderët e më shumë se 50 shteteve, pjesëmarrëse në forum, e kanë mbështetur propozimin për krijimin e kontingjentit rezervë ushtarak prej 34.000 ushtarëve për mbështetje të operacioneve antiterroriste në Irak dhe Siri.
Gjithashtu përshëndetet edhe formimi i Qendrës botërore për luftë me ideologjinë ekstremiste me seli në Riad.
Pjesëmarrësit në takim u dakorduan se është i domosdoshëm shkëmbimi i informacioneve për veprim të grupeve terroriste, lokalitetet e tyre dhe lëvizja e ushtarëve.