Matis: Tramp urdhëroi fillim të fushatës për shkatërrim të SHI-së

Presidenti amerikan Donald tramp dha urdhër për fillim të fushatës për shkatërrim të xhihadistëve nga grupi Shteti islamik (SHI) në Irak dhe Siri, deklaroi sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Xhejms Matis.

Sipas njeriut të parë të Pentagonit, me strategjinë e kësaj fushate forcat e kolaicionit antixhihadist, kryesuar nga SHBA-ja, në të ardhmen para se të kryejnë sulme ajrore ndaj pozitave të SHI-së, fillimisht do t’i rrethojnë ato rajone, me qëllim që t’i pam,undësojnë xhihadistët të ikin dhe të rigrupohen në lokacion tjetër.

Ai theksoi se luftëtarët e huaj në radhët e SHI-së do të paraqesin “kërcënim strategjik, nëse kthehen në Tunizi, Kuala Lumpur, Paris, Detroid apo vende të tjera”.

Matis shtoi se rrethimi i xhihadistëve para se të sulmohen është një nga dy iniciativat e Trampit në kaudër të planit për përforcim të luftës kundër SHI-së, që nga fundi i shkurtit e përpunoi Pentagoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button