Sulmet në Irak, dhjetëra të vdekur

Në sulmet e ndodhur në kryeqytetin e Irakut, Bagdad dhe në qytetin Basra kanë humbur jetën 21 persona, ndërsa janë plagosur disa të tjerë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën me shkrim të publikuar nga Komanda e Operacioneve të Bagdadit, thuhet se në lagjen Ebu Tishir, që gjendet në jug të kryeqytetit ka ndodhur sulm me autobombë. Nga sulmi kanë humbur jetën të paktën 13 persona, ndërsa janë plagosur 15 të tjerë.

Ndërsa një sulm vetëvrasës në qytetin Basra të Irakut ka lënë të paktën tetë persona të vrarë. Komandanti i operacionit në Basra, gjenerallejtënant Jamil al-Shimmari, tha se sulmuesi vetëvrasës me veturë, hodhi veten në ajër të premten në një pikë kontrolli në veri të Basrës, me çka ka vrarë pesë civilë dhe tre ushtarë.

Ai shtoi se sulmuesi i dytë kishte ikur me veturën e tij në një shkretëtirë, por se forcat e sigurisë arritën të vrasin.

Në afërsi të Basrës gjenden rreth 70 për qind të rezervave irakiane të naftës që është rreth 153 miliardë fuçi.

Organizatë terroriste DEASH përmes një kumtese të postuar në internet tha se sulmi është kryer nga një pjesëtar i saj, objektiv i të cilit kanë qenë grupet shiite.

Në të njëjtën kumtesë është marrë përgjegjësia për sulmin e dyfishtë me bombë në Bagdad gjatë natës të kaluar, ku mbetën të vratë të paktën 19 persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button