Personat me aftësi të kufizuara porosisin: Në shoqëri të bashkuar, me dinjitet dhe të fuqishëm

Rreth 400 persona me invaliditet trupor nga e gjithë Maqedonia pritet të marrin pjesë në Takimin e sotëm të 6-të masiv në natyrë që e organizon Lidhja kombëtare e personave me invaliditet trupor e Maqedonisë – Mobilitet Maqedoni në Qendrën rekreativo-sportive Treska në Saraj.

Siç njofton Mobilitet Maqedoni, takimi tradicionalisht, është nën moton “Të bashkuar, dinjitoz dhe të fuqishëm” me ç’rast dërgohet mesazh se të bashkuar dhe të organizuar personat me invaliditet mund të luftojnë për pozitë në shoqëri.

Qëllimi i Mobilitet Maqedoni, si organizatë kombëtare e personave me invaliditet në përbërje të së cilës veprojnë 16 organizata komunale dhe ndërkomunale invalidore të personave me invaliditet trupor, është që ta përmirësojë gjendjen e tanishme të personave me invaliditet trupor dhe në bashkëpunim me institucionet kompetente t’i tejkaloj pengesat që t’u mundësojë jetë cilësore, të sigurt dhe dinjitoze sepse sipas Kushtetutës dhe ligjeve ata janë të barabartë me popullatën tjetër në shtet.

Në Takimin e 6-të Masiv, Qendra për ortotikë dhe protetikë “Sllavej” do të ketë prezantim me temë “Edukimi për karrocat invalidore për shfrytëzues aktiv”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button