Pikë e artë për Renovën, Shkëndija shkollë për Napredokun

Të përzgjedhurit e trajnerit Shpëtim Duro, i kanë mbajtur leksion futbolli Napredokut, skuadër kjo e cila ka kohë që është pajtuar me fatin se nga sezoni i ardhshëm do të luajë në Ligën e Dytë. Shkëndija ka mundur ekipin kërçovarë me rezultat të lartë 4:0, në ndeshjen e xhiros së 29-të të kampionatit vendor, që është luajtur të mërkurën pasdite në Tetovë. 

Serinë e golave e ka nisur kroati Vruçina në minutën e 30-të për rezultatin 1:0. Në pjesën e dytë Muhamed Useinit ka shënuar në minutën e 52-të për 2:0, ndërsa 20 minuta më vonë sulmuesi Mensur Kurtishi realizoi për 3:0. Futbollisti i ri Asani i ka vënë vulën kësaj ndeshje, për rezultatin përfundimtar 4:0.

Renova ka marë një pikë të madhe kundër Turnovës, duke luajtur 1:1. Ka qenë shkupjani Muzafer Ejupi i cili në minutën e 3-të ka shënuar për vendasit, ndërsa Ramadani në minutën e 21-të ka barazuar. Nga ekipi i Gostivarit asgjë e re, pasi që ka përjetuar humbje të pritur me rezultatin 3:0 kundër Bregallnicës. Në derbin e javës në mes Vardarit dhe Pelisterit nuk ka pasur asnjë gol të shënuar, ndërsa më herët në mesditë, Metalurgu e ka mundur Rabotniçkin me rezultat 2:1. / Portalb

 

Rezultatet: 

Shkëndija – Napredoku 4:0, Turnova – Renova 1:1, Vardari – Pelisteri 0:0, Bregallnica – Gostivari 3:0, Euromilku – Makedonija Gj.P.  3:1, Rabotniçki – Metalurgu 1:2

Renditja: Rabotniçki 53, Metalurgu 53, Turnovo 51, Pelister 51, Vardari 49, Shkëndija 45, Bregallnica 42, Renova 37, Euromilku 35, Makedonija Gj.P. 26, Napredoku 14, Gostivari 14 pikë.

Lajme të ngjashme

Back to top button