Votojnë anëtarët të cilët do ta zbatojnë votimin në diasporë

Në Komisionin Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) sot zhvillohet votimi në vendvotimin 5050 i anëtarëve të njësive zgjedhore të cilët të shtunën duhet ta zbatojnë votimin për raundin e dytë nga zgjedhjet presidenciale dhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare të caktuara për të dielën.

Të regjistruar në listën zgjedhore në këtë vendvotim janë 326 persona. Ky numër është rritur në krahasim me raundin e parë nga zgjedhjet presidenciale kur ishin 294, duke pasur parasysh se në Venecia, Bern dhe Vjenë po formohet edhe nga një vendvotim për shkak rritjes së numrit të votuesve.

Në diasporë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të votojnë 27.828 votues, ndërsa për raundin e dytë nga zgjedhjet presidenciale 8.332. Në vendvotime do të ketë dy certifikata nga lista zgjedhore, një për parlamentaret, ndërsa i dyti për zgjedhjet presidenciale.

Për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në NJZ 7 (Evropë dhe Afrikë) janë pranuar fletëparaqitjet e 18.911 shtetasve të Maqedonisë, në të tetën (Amerikën Veriore dheJugore) 3.337, ndërsa në NJZ 9 (Austri dhe Azi) 1.534.

Për raaundin e dytë nga zgjedhjet presidenciale në NJZ 7 duhet të votojnë 5.892 shtetas të Maqedonisë, në NJZ 8 – 1.426 dhe në të nëntën – 1.014.

Gjithsej të drejtë vote për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, sipas Listës Zgjedhore, kanë një milionë e 780 mijë e 128 votues, ndërsa për raundin e dytë nga zgjedhjet presidenciale një milionë e 779 mijë e 572 votues.

Nëpër njësit zgjedhore për zgjedhjet parlamentare në njësinë e parë janë regjistruar në LZ 297.686 votues, në NJZ 2, 2.306.076, në NJZ 3, 280.891, në të katërtën 280.810, NJZ 5, 286.434 dhe në të gjashtën 304.458 votues. Më shumë të paraqitur për votim në diasporë ka në NJZ 7 (Evropë dhe Afrikë) 18.911, në të tetën (Amerikën Veriore dhe Jugore) 3.337, ndërsa në NJZ 9 (Australi dhe Azi) 1.534.

Nesër KSHZ-jha i merr listat zgjedhore nga shtypshkronja e Manastirit “Kiro Danadaro” dhe do t’i dorëzojë deri te komisionet komunale zgjedhore.

Deri të premten duhet të dihet edhe numri i saktë i kërkesave të pranuara për votimin e të sëmurëve dhe të pamundurve dhe numrin e saktë të vëzhguesve në zgjedhjet e dyfishta të së dielës në Maqedoni.

Të premten në mesnatë përfundon fushata zgjedhore, ndërsa të shtunën votojnë shtetasit e Maqedonisë në diasporë, të sëmurët dhe të pamundurit, të burgosurit, personat e zhvendosur brenda vendit dhe ata në burg shtëpiak.

Të dielën në Maqedoni do të mbahet raundi i dytë nga zgjedhjet e pesta presidenciale dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Lajme të ngjashme

Back to top button