SHBA-ja ka kryer sulm ndaj një grupi paraushtarak proqeveritar sirian

Një aeroplan ushtarak amerikan dje ka kryer sulm ajror ndaj pjesëtarëve të një grupi paraushtarak lojal të pushtetit në Damask, që filluan operacion kundër kryengritësve sirianë, që  kanë përkrahjen e SHBA-së.

Një përfaqësues i Pentagonit, i cili kërkoi anonimitet njoftoi se sulmi është kryer në rajonin në qytetin Al Tanf në pjesën jugore të Sirisë, në afërsi të kufirit me Jordanin.

Ai informoi se aeroplani fillimisht ka dërguar të shtëna paralajmëruese ndaj pjesëtarëve të këtij grupi, por për arsye se ata kanë vazhduar edhe pas paralajmërimeve drejt pozicioneve të kryengritësve, aeroplani ka kryer sulm ndaj tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button