Nju Jork, automjeti përplas këmbësorët: Një i vdekur, disa të plagosur

Një makinë është përplasur mbi kalimtarët në sheshin “Times Square” në Nju Jork, duke i marrë jetën një personi dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë.

Shoferi është ndaluar nga forcat e rendit dhe zona është izoluar menjëherë. Të paktën 13 pacientë janë trajtuar në vendngjarje, sipas asaj që njoftoi Departamenti i Zjarrfikësve të Nju Jorkut.

Automjeti raportohet se ka kapërcyer një trotuar në “7th Avenue”, në afërsi të sheshit që është një atraksion i madh për turistët, transmeton Top Channel.

Policia tha se shoferi kishte humbur kontrollin dhe se përplasja dukej se ishte një aksident. Policia konfirmoi kështu se incidenti nuk ishte i lidhur me terrorizmin.

Por një dëshmitar okular tha për agjencinë e lajmeve “Reuters” se, automjeti po ecte në drejtim të kundërt të trafikut para se të godiste trotuarin dhe më pas të përplasej mbi këmbësorët.

Imazhet e postuara në mediet sociale, ndërkohë, tregonin të lënduarit që transportoheshin me barrela.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button