“Megjashi”: Institucionet të mundësojnë thirrje falas në linjën për ndihmë SOS

Ambasada e parë e fëmijëve “Megjashi” apeloi sot që institucionet shtetërore të punojnë në drejtim të asaj që linja telefonike SOS e cila menaxhohet nga kjo OJQ të jetë falas në të gjitha operatorët telefonik ngaqë kjo bën që shumë raste të dhunës të mos denoncohen, këtë apel e bënë sot në publikimin e raportit të dhunës ndaj fëmijëve me rastin e Ditës Botërore të SOS thirrjes që mban moton “Është e drejtë të jesh i dëgjueshëm”, njofton Portalb.mk.

Nga kjo OJQ gjithashtu bënë të ditur se rastet më të shumta të dhunës ndaj fëmijëve kanë të bëjnë me fëmijët të cilët nuk duan të takohen me njërin prind kurse kontaktin duhet ta realizojnë nën mbikëqyrje të sociologëve dhe psikologëve të Institutit për Punë Politike nga ku shkaktohet frika se nëse nuk e bëjnë një gjë të tillë kujdestari i tij do të ndëshkohet me burgim.

Jana Zengovska si psikologe ka tashmë shtatë vite që punon si koordinatore e linjës telefonike SOS në Megjashi (0800 1 2222) dhe thotë se për dallim nga ajo që linja telefonike është me pagesë për operatorët e tjerë telefonik, sërish prindërit janë ata që lajmërohen më shumë për dallim nga fëmijët.

“Fëmijët më së shpeshti lajmërohen kur janë të dëshpëruar dhe nuk kanë ku të drejtohen. Kemi pasur raste kur fëmijët mbi moshën 8 vjeçare janë paraqitur që të denoncojnë dhunë fizike nga ana e prindërve që të këshillohen se si të mbrohen ose edhe të shprehin diçka si dhe kërkesa për këshillim për problemet e dashurisë dhe ushqimit. Sërish thonë se nuk duan të takohen me njërin nga prindërit”, tha Zengovska.

Sipas saj brengosës është raporti që prindërit kanë në këtë problematikë, pasi që ata kanë frikë për shpalosur shkeljet e të drejtave të fëmijët dhe përgjegjësinë e tyre për mbrojtje nga fëmijët e tyre.

Përvoja më traumatike ka të bëjë me rastin kur është denoncuar rast keqpërdorimi seksual të fëmijët në institucion edukative-arsimore.

Ndërsa kryetari i Megjashit, Dragi Zmijanac bëri të ditur edhe njërin ndër shkaqet më të mëdha se pse kemi rritje të keqpërdorimit seksual të fëmijëve. Sipas tij edhe pse kemi në fuqi masën e kastrimit me vetëdëshirë që nga viti 2014 ajo nuk është vënë në praktikë asnjëherë deri më sot. Sipas tij keqpërdorimi seksual i fëmijëve ka qenë edhe shkaktar i rritjes së pedofilisë tek të rriturit.

“Ka pasur rast kur babai ka përdhunuar të bijën, më pas i njëjti është burgosur por pas një periudhe është lëshuar në liri. Me daljen nga burgu nuk ka vazhduar me aktivitetit prej pedofili. Pothuajse 70% e rasteve të dënuara nën veprimin pedofili kanë vazhduar me të njëjtën sjellje edhe pasi ata janë rikthyer në liri”, tha Zmijanac.

Përndryshe, të gjitha këto janë disa nga faktorët të cilat dukshëm kanë rritur dhunën dhe keqpërdorimin e fëmijëve në mënyrë seksuale. Sipas raportit të publikuar nga OJQ “Megjashi” del se më së shumti fëmijët keqpërdoren në të gjitha format (psiqike, seksuale dhe fizike) gjatë periudhës së divorcit martesor dhe gjatë mungesës së lidhjes emocionale të njëjtë të fëmijës me të dy prindërit.

Deri në prill të 2017 janë paraqitur 44 raste të keqpërdorimit të fëmijëve kurse sa u përket fëmijëve ata përfshihen me numër 50.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button