Bahtiri: Koalicioni me LDK na jep Presidentin, Kryeparlamentarin dhe ministritë kryesore

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca Kosova e Re kanë arritur një draft-marrëveshje për koalicion parazgjedhor.

Aleanca Kosova e Re sipas marrëveshjes së arritur do të marrë kryeparlamentarin dhe presidentin – në afat kushtetues, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës kryeministrin me një numër të caktuar ministrish, transmeton zeri.info. 

Nënkryetari i AKR-së, Agim Bahtiri ka thënë në Info Magazine të Klan Kosovës se kjo draft-marrëveshje është ende duke u shqyrtuar dhe nuk është nënshkruar akoma.

“Kjo draft marrëveshje qëndron, jemi duke shqyrtuar draftin, ofertën e ka bërë LDK-ja”.

“Kryesia e AKR-së është duke shqyrtuar dhe duke diskutuar çdo vendim ose propozim dhe jemi në rrugë të një marrëveshje me LDK-në”.

“Ne kemi postin e kryeparlamentarit dhe postin e presidentit në afat kushtetues që të mbështetet nga LDK. Jemi duke biseduar për ministritë dhe të gjithë e dinë se ne kemi pjesën kryesore të zhvillimit ekonomik”.

“Ne do t’i shqyrtojmë të gjitha marrëveshjet apo propozimet që kanë ardhur nga partitë e tjera dhe në fund do të dalim me një vendim konkret”.

“Prej mëngjesit jemi duke punuar dhe duke shqyrtuar çdo pikë e presje të kësaj draft-marrëveshje”.

Ai ka thënë se tashmë janë caktuar postet të cilat do t’i marrë AKR në rast të një koalicioni me LDK-në por nuk janë caktuar emrat e personave që do të marrin këto poste.

“Kemi caktuar postet, por njerëzit akoma nuk i kemi caktuar. Nuk mund të jap mendim sepse nuk jemi ulur të bisedojmë për postet”.

Bahtiri ka thënë se janë duke shikuar edhe mundësinë për një koalicion të mundshëm parazgjedhor me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Jemi duke shqyrtuar marrëveshjen e LDK-së, jemi duke shikuar edhe marëveshjen me Lëvizjen Vetëvendosje, pra jemi në proces dhe sot do të marrim vendimin”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button