Ahmeti: Koha e luftërave në Ballkan ka përfunduar

Në takimin me banorët e Ngeotinës dhe Pallcishtit, Ali Ahmeti ka komentuar deklaratën e Lubço Georgievskit, sipas të cilit nëse qeveria do të formohet pa shqiptarët, për një javë kris lufta. Ali Ahmeti nuk pajtohet me konstatimin e Georgievskit, por thekson se është e vërtetë se qeveri pa shqiptarët nuk mund të ketë.

“Unë nuk jam dakord me atë frikën e  Lubço Georgievskit që i tremb bashkëqytetarët e vet, bashkëkombësit e vet, se për një javë nis lufta. Luftërat kanë mbaruar në Ballkan. Por qeveri pa shqiptarë është shumë e vërtetë që nuk ka”, tha Ali Ahmeti. 

“Po, nuk ka qeveri pa fitimtarë tek shqiptarët dhe tek maqedonasit. Kjo është e vërteta. Qeveria ndërtohet prej palëve fitimtare, edhe tek shqiptarët edhe tek maqedonasit. U provua një eksperiment i tillë në 2006, por përfundoi  për 15 muaj, sepse s’mund të funksionoj, sepse shqiptarët me gjak kanë fituar votimin e dyfishtë, vëllezërit e mi, votimi i dyfishtë bllokon sistem e qeveri dhe s’të lë të marrësh frymë”, deklaroi Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së”, tha Ali Ahmeti.

Lajme të ngjashme

Back to top button