Koreja V.: Raketa e testuar mund të arrijë SHBA-në

Koreja e Veriut konfirmoi se ka testuar me sukses një raketë me rreze të mesme dhe të gjatë veprimi, të llojit të ri, dhe paralajmëroi Shtetet e Bashkuara se janë në, siç tha, “sferën e saj” për sulme, transmeton REL. 

Agjencia verikoreane e lajmeve KCNA tha se raketa e testuar ka kapacitet për të bartur kokë të rëndë bërthamore.

Burimi i njëjtë tha se prova, e kryer të dielën, është mbikëqyrur nga lideri verikorean, Kim Jong Un, i cili ka thënë se SHBA nuk duhet të gjykojë keq aftësinë ushtarake të Phenjanit.

Provat e vazhdueshme raketore të Veriut këtë vit kanë shkaktuar alarm ndërkombëtar dhe kanë rritur tensionet midis Phenjanit dhe Uashingtonit.

SHBA dhe Japonia kanë bërë thirrje për një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button