PPD ankohet për presionet dhe fushatën milionëshe të BDI

Partia për Prosperitet   Demokratik, sot ka  akuzuar  partinë shqiptare në pushtet BDI se është duke bërë presion mbi elektoratin e kësaj partie në njësinë zgjedhorë numër  6 . 

Sipas bartësit të listës  të kësaj partie Muhamet Halili, aktivist të ndryshim të kësaj partie janë duke bërë presion, në komunën e Zhelinës. 

Sipas tij,  para shtabit të PPD-së kanë hapur punë për të rregulluar rrugën dhe kjo sipas Halilit, është ngacmim i drejtpërdrejt  në zonën e Malit të Thatë. 

Gjatë takimit të sotëm  të Muhamet Halilit me me përfaqësues të  OSBE-në,  Maria Asrihuver dhe Roxher Brajan, vëzhgues në procesin zgjedhorë  i  ka njoftuar edhe për kampanjën milionëshe  që partia në pushtet e bën në këto zgjedhje.  Halili tha se PPD ja në këto zgjedhje do të jetë e angazhuar për mbajtjen e zgjedhjeve të drejta dhe demokratike .

Lajme të ngjashme

Back to top button