Korea Veriore ka kryer testim të suksesshëm të një rakete të re balistike

Korea Veriore njoftoi sot se mbrëmë ka bërë testim të suksesshëm të një rakete të re balistike me “rreze të mesme deri të madhe veprimi”, që mund të përshtatet të bartë edhe “mbushje të rëndë bërthamore”.

Në kumtesë theksohet se lansimi i raketave është kryer me sukses nën udhëheqësinë e liderit koreanoverior Kim Xhong-un.

Sipas agjencisë shtetërore koreanoveriore KCTA, raketa “ka fluturuar 787 kilometra dhe ka arritur lartësi prej 2.111,5 kilometra”.

Testimi provë kishte për qëllim t’i kontrollojë karakteristikat taktike dhe teknologjike të raketës balistike të tipit të ri,që është e aftë të bartë mbushje të rëndë bërthamore, shtohet në kumtesë.

KTCA theksoi se gjatë testimit Kim e ka akuzuar Uashingtonin se i “frikëson” vendet zë cilat “nuk kanë armë bërthamore” dhe paralajmëroi se SHBA-ja e nënçmon faktin se janë “në rreze veprimi të sulmeve koreanioveriore”.

“Nëse SHBA-ja vazhdimisht tenton ta sfidojë Korenë Veriore, nuk do ta shmangin katastrofën më të madhe në histori”, deklaroi Kim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button