Tërmet në Iran, të paktën dy viktima dhe mbi 350 të lënduar

Të paktën dy persona e humbën jetën dhe mbi 350 janë lënduar në tërmetin me intensitet prej 5,7 sipas shkallës së Riterit që e goditi Iranin.

Epiqendra e tërmetit të mbrëmshëm ka qenë në vendin Pishkaleh që gjendet rreth 800 kilometra në verilindje të Teheranit dhe ka rreth 2.000 banorë.

Tërmeti shkaktoi ndërprerje në furnizimin me energji elektrike. Në tërmetin me fuqi prej 6,6 ballë që e goditi Iranin në vitin 2003 e humbën jetën 26.000 njerëz

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button