Halil Matoshi aderon në AAK
Gazetari dhe publicisti i njohur, njëherësh opinionisti i rregullt i Kohës Ditore, gjatë ditës së sotme ka aderuar në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, njofton koha.net, përcjell Portalb.mk.
Lajmin e kanë bërë të ditur vetë AAK përmes një komunikate për media, ku thuhet se Halil Matoshi i bashkohet AAK-së.
Konferenca mbahet sot në orën 12:00 në Selinë Qendrore të AAK-së.