Një i ri tetovar plagos shokun me thikë

Mbrëmë një Tetovë dy miq janë rrahur me njëri-tjetrin. Sherri ka agravuar aq shumë, sa njëri ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar mbi shokun.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21.00 në Rakovec të Tetovës.

Në këtë ngjarje janë përfshirë të rinjtë me inicialet LJ.K (21) dhe V.C (19), që të dy nga fshati Pallçisht i Poshtëm, transmetojnë mediat.

Policia tha se po heton mbi ngjarjen, pasi nuk dihen arsyet që e shtynë V.C të plagoste shokun me thikë dy herë në qafë.

I plagosuri është dërguar menjëherë në Spitalin e Tetovës dhe është jashtë rrezikut për jetën. http://www.albeu.com/maqedoni/nje-i-ri-tetovar-plagos-shokun-me-thike/149647/

Lajme të ngjashme

Back to top button