Europa të presë dhe pak për festimet, ja pse

Frika se përballë Brexit, problemeve me Turqinë dhe zgjedhjeve presidenciale franceze, Bashkimi Evropian mund të shkatërrohej, duhet të ketë qenë shumë e përhapur në institucionet dhe në kryeqytetet evropiane. Përndryshe, nuk ka si shpjegohet pse një grup kaq i madh dhe i larmishëm u vu në garë për të uruar Emmanuel Macron: Presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker, kancelarja gjermane Angela Merkel dhe rivali i saj Social Demokrat Martin Schulz, kryeministrat liberalë të Luksemburgut dhe Belgjikës, të gjelbërit dhe grupet e ndryshme të Parlamentit Evropian. Kancelari austriak Christian Kern ka folur madje për një fillim të ri për Evropën.

Macron është një europeist i bindur. Ai zgjodhi himnin evropian si kolonë zanore për festimet fitores dhe gjatë fushatës zgjedhore, ai premtoi se do të angazhohet për të forcuar eurozonën me krijimin e një ministrie të financave evropiane, për të ndjekur një politikë të përbashkët fiskale. Por e gjithë kjo duhet të merret me kujdes dhe realizëm, për të paktën tri arsye.

E para është se të gjitha këto festime, nuk janë aq shumë për shkak të fitores së tij, se sa për shkak të humbjes së kundërshtares së tij: në qoftë se do të fitonte Marine Le Pen, për Europën do të ishte një katastrofë. Por humbja e kandidates së Front Kombëtar nuk garanton që Europa do të hyjë automatikisht në një fazë pozitive. Është thënë se Franca është politikisht e qëndrueshme: Macron ka marrë 66 përqind të votave, por pjesëmarrja në zgjedhje ishte më e ulëta në dekadat (75 për qind). Njëmbëdhjetë milionë njerëz votuan për një parti të ekstremit të djathtë, dhe ky është një rekord i paprecedentë. Vetëm rezultati i zgjedhjeve parlamentare në qershor do të tregojë nëse përparimi i të djathtës ekstreme u frenua.

Arsyeja e dytë: Macron mund të jetë entuziast i Europës, por kjo nuk do do të totë se partnerët e tij evropianë do ta duan. Sa për euron dhe bashkimit monetar, më shumë do pritur e kundërta. Pothuajse të gjitha propozimet e presidentit të zgjedhur – duke përfshirë kreditë komunitare të garantuara nga të gjitha shtetet e eurozonës – tashmë janë parashtruar, por më kot, nga paraardhësit e tij, Francois Hollande, Nicolas Sarkozy dhe Zhak Shirak.

Së treti, në qoftë se Macron do ia dalë që të zhbllokojë paralizën europiane, kjo do të varet mbi të gjitha nga situata politike që do të krijohet në Evropë, dhe në veçanti zgjedhjet që do të mbahen në Gjermani në vjeshtë. Tre presidentët francezë me ide të mëdha për reformimin e BE-së janë përplasur me Berlinin. Për më shumë Macron vjen në një kohë të ndërlikuar: deri në mars të 2019 fokusi do të jetë Brexit. / “Der Standard” – Në shqip nga Bota.al

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button