Bejta: Pretendojmë të marrim institucionet kryesore të shtetit

Karvani i takimeve dhe i tubimeve të kandidatëve për deputet nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) të Zonës së gjashtë zgjedhore nga dega e Gostivarit vazhduan në fshatrat e Malësisë, Patalishtë, Tërnovë, Strajan. Sërmnovë dhe në lagjen Korabi. 

Shef i Shtabit Komunal Zgjedhor, Nevzat Bejta, kandidatët për deputet Jamin Sinani dhe Adnan Jashari në këto takime dhanë mesazhin për unitetit të shqiptarëve të Maqedonisë dhe thanë se misioni i BDI-së për në NATO dhe BE dhe marrja e institucioneve kryesore të shtetit. 

“Lufta e BDI-së dhe e shqiptarëve nuk është a do bëjmë një asfalt ose një kanalizim, por t’i marrin institucionet shtetërore në duart e veta, t’i marrim ato institucione dhe ato të udhëhiqen nga kuadrot shqiptarë. Pretendimet tona janë që t’i marrim institucionet kryesore të shtetit. Ne pretendojmë që një ditë presidenti i shtetit të jetë nga radhët e shqiptarëve, që kryeministri i shtetit të jetë shqiptarë dhe kryetari i Parlamentit të jetë shqiptarë.

Prandaj janë të brengosur pjesëtarët e komunitetit maqedonas sepse shoqëria shqiptare ecën përpara”, tha shefi i Shtabit komunal zgjedhor, Nevzat Bejta. “NATO dhe BE-ja janë perspektiva për shqiptarët e Maqedonisë. Definitivisht ne me politikën tonë me strategjinë tonë, me këtë platformë kemi përcaktuar rrugën drejt NATO-s dhe BE-së dhe kjo ka edhe qëllim politik por mbi gjitha ka edhe qëllim ekonomik. 

Këtë rezultat ne do ta arrijmë si parti politike dhe është momenti i fundit që ne si parti politike të dalim me tezën se shqiptarëve si kurrë më parë duhet të bashkohen rreth trungut, rreth Bashkimit Demokratik për Integrim që ta realizoje synimin e shqiptarëve anëtarësimin e vendit në UE dhe në NATO”, tha kandidati për deputet, Adnan Jashari. 

“Kemi ardhur sot deri tek ju, për të ju thënë, se vota juaj për BDI-në, është vota për ndryshimet dhe synimet e mëdha; vota për BDI-në është vota për përkrahjen dhe avancimin e shqiptarëve që jetojnë në këtë vend. Në këto zgjedhje shqiptarët dhe një herë do të dëshmojnë se dinë për kë duhet votuar, duke i thënë JO diskriminimit dhe PO avancimit të shqiptarëve në këtë vend. 

Platforma e vetme që ofron një përfaqësim të drejtë dhe të barabartë të shqiptarëve në institucionet e këtij vendi, është platforma e BDI-së, dhe e kryetarit të saj, komandantit të luftës dhe liderit të paqes, Ali Ahmeti”, tha kandidati tjetër për deputet, Jamin Sinani. Takimet e radhës do zhvillohen në fshatrat Koritë dhe Forinë.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button