Korabin e pret verë e nxehtë

Korab Shaqiri po bëhet gati për stinën e nxehtë të verës. Shumë shpejt premton se “do ta kallë” skenën muzikore me risi.

Ai ka bërë të ditur për Tribuna se është duke përgatitur dy bashkëpunime dhe një këngë solo, të cilat do t’i lansojë, siç është bërë trend, gjatë muajve të verës.

“Jam duke punuar për shumë të reja rreth muzikës. Në planet e mia janë dy bashkëpunime dhe një këngë solo. Njëri ndër bashkëpunimet ka me qenë me një këngëtare të njohur të Shqipërisë dhe një tjetër bashkëpunim është me një këngëtare kosovare, po ashtu shumë e njohur”, ka thënë Shaqiri.

Megjithatë, për bashkëpunimet gjithçka duket se është ende vetëm plan. “Ende nuk kemi gjetur se çfarë këngë do të jenë, mirëpo kemi mbi 10 ide të cilat duhet të vendosim për cilën të përcaktohemi”./ Tribuna

Lajme të ngjashme

Back to top button