Metalurgu e fitoi derbin e Shkupit

Derbi i Ligës së Patë të Maqedonisë në mes Metalurgut dhe Vardarin ka përfunduar me rezultatin 2:1 për nikoqirët, të cilët edhe kanë kompletuar xhiron e 28-të. 

Ndeshja që duheshe të zhvillohet gjatë të shtunës, e njëjta u shty për të dielën, ku më të suksesshëm dolën vendasit, të cilët kanë mbajtur gjallë shanset për titullin e kampionit.
Ndërsa nga ana tjetër Vardari pas kësaj disfate thuajse do ta ketë të pamundur të mbrojë titullin e kampionit, pasi tani më është 5 pikë pas liderit aktual Rabotniçkit. 

Nikoqirët golin e parë në këtë ndeshje e shënuan vetëm 4 minuta para fundit të pjesës së parë, me anë të Riste Mitrevskit. Në pjesën e dytë Metalurgu në minutat shtesë të takimit me anë të Dalçeskit shënoi edhe golin e dytë. Edhe pse kur të gjithë pritën që të ndeshja të merr fund, Vardari përmes Filip Ivanovskit shënoi golin e nderit nga pika e bardhë.

Metalurgu me këtë fitore ndodhet në pozitën e tretë me 50 pikë, aq sa ka Turnova dhe Pelisteri. Rabotniçki me tri pikë më shumë është lider i tabelës. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button