Pritja e komandant Hoxhës në Likovë (FOTO)

Lideri i RDK-së, Rufi Osmanit dhe bartësi i listës së kësaj partie në njësinë zgjedhore numër 2 Xhezair Shaqirit – Komandant Hoxha, kanë mbajtur tubim në Likovë të Kumanovës ku është pritur nga një numër i madh i qytetarëve të kësaj ane.

Në komunën e Kumanovës, Likovës dhe Studeniçanit u prezentua platforma zgjedhore nga Xhezair Shaqiri alias komandant Hoxha, Vesel Memdi, sekretari Izet Zeqiri, Fatri Saliu dhe kryetari Rufi Osmani. Në parakalimin në disa lagje të qytetit të Kumanovës përfaqësuesit e RDK-së u njoftuan me gjendjen e rëndë ekonomike-sociale në të cilën ndodhen shqiptarët e kësaj komune nga vitit 1990 deri më sot dhe për vazhdimin e diskriminimit të thellë infrastrukturor, ekonomik, social dhe arsimor edhe pse Bdi është në qeverisjen qendrore dhe lokale më shumë se 10 vjet.

Përfaqësusit e RDK-së në biseda direkte me qytetarët shqiptarë të Kumanovës shpalosën pjesë të programit ekonomik dhe social me theks të veçant në masat e qeverisë për zvoglimin e papunësisë, stimulimin e vetpunësimit, përkrahjen e sektorit të agrarit dhe ndërrmarjeve të vogla nëpërmjet lehtësive tatimore dhe kredive të buta nga fondacione të vendit dhe nga Bashkimi Europian.

Lajme të ngjashme

Back to top button