SHBA-ja do t’u porosit armë dhe municion kurdëve të cilët luftojnë kundër SHI-së

SHBA-ja vendosi t’u porosisë armë dhe municion kurdëve nga Forcat Demokratike Siriane (SDF) të cilët luftojnë kundër xhihadistëve nga e ashtuquajtura Shteti Islamik (SHI), njofton Pentagoni.

Vendimi i këtillë është marrë edhe krahas kundërshtimit të Turqisë, vetëm që t’u mundësojë këtyre forcave ushtarake të ndihmojnë në dëbimin e xhihadistëve nga strehimorja e tyre e fuqishme Raka, në pjesën lindore të Sirisë.

Qeveria në Ankara kryengritësit kurdë të frontit sirian, i shikon si terroristë dhe përpiqet t’i pengojë të fitojnë territor të ri.

Në kumtesën e Pentagonit thuhet se SHBA-ja është e vetëdijshme për shqetësimin turk me vendimin e këtillë amerikan.

Grupacioni ushtarak SDF është i përbërë nga milici kurde dhe arabe të cilat veçmë ishin të mbështetur nga njësitet elitare të SHBA-së dhe gjatë kryerjes së sulmeve ajrore të koalicionit anti-SHI, i kryesuar nga amerikanët, kundër pozicioneve të xhihadistëve.

Luftëtarët nga SDF tani janë të koncentruar në luftën që e zhvillojnë kundër SHI-së për kontroll të qytetit Tabka, ku është locuar një qendër komunikuese e xhihadistëve, në rreth 50 kilometra nga Raka.

Pajisja që SHBA-ja ua dërgon kurdëve përmban municion dhe armatim të lehtë, pushka makinerike dhe pushkamitralozë, por edhe armatim të rëndë, automjete të blinduara, si dhe disa makina ndërtimore dhe buldozerë.

Tani për tani nuk zbulohet se kur e gjithë kjo pajisje do t’u dorëzohet luftëtarëve kurdë, por në Uashington pohohet se pas përfundimit të gjithë operacionit, amerikanët do ta grumbullojnë armën e shpërndarë.

Ekspertë ushtarakë amerikanë pohojnë se milicia kurde në kuadër të SDF është me rëndësi vitale për gjithë operacionin për të fituar Rakën, sepse Pentagoni tek ata sheh si në njësitin më të disiplinuar dhe më të organizuar në Forcat demokratike siriane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button