Deri në mesnatë paraqitja e të sëmurëve për votim më 27 prill

Në mesnatë është afati i fundit për parashtrimin e kërkesës deri te komisionet komunale zgjedhore për votimin e të sëmurëve dhe të pamundërve dhe personave në burg shtëpiak në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të caktuara për më 27 prill.

Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) për votimin në zgjedhjet presidenciale dhe
zgjedhjet e parakohshme parlamentare i ashpërsoi kriteret për atë se cilat persona mund të votojnë në kushte shtëpiake.

Për zgjedhjet presidenciale ishin paraqitur mbi 7.000 të sëmurë dhe të pamundur
për votim, por KSHZ dhe komisionet komunale zgjedhore pranuan vetëm 6.980.

Të sëmurit dhe të pamundurit votojnë një ditë para zgjedhjeve gjegjësisht të shtunën më 26 prill. Për zgjedhjet presidenciale do të votojnë vetëm ata që tashmë janë paraqitur në afatin për ta, ndërsa për zgjedhjet e parakohshme parlamentare ata që do të parashtrojnë  dokumentacion të kompletuar i cili do të pranohet nga KKZ dhe KSHZ.

Lajme të ngjashme

Back to top button