Abrashi: Mocioni nuk do të kalojë, demarkacionin pas të mërkurës

Ministri i Punës dhe i Mirëqenies Sociale e njëherësh zëdhënës i Qeverisë së Kosovës, Arban Abrashi, pas përfundimit të mbledhjes në selinë e LDK-së, ka thënë se në mbledhje kanë marrë pjesë disa anëtarë të Kryesisë së LDK – së e ministra të kësaj partie.

Ai shtoi se, raporton KTV, takimi në selinë e LDK-së u mbajt për të diskutuar zhvillimet e paradites.

“Kemi pasur paraprakisht një takim me partnerin e koalicionit dhe përfaqësuesit e SHBA-së ku është diskutuar edhe çështja e demarkacionit dhe, siç është bërë e ditur, demarkacioni do të jetë pas të mërkurës.

“Demarkacioni do të kaloj pas të mërkurës, e nuk besoj se do të kalojë mocioni i opozitës”, është shprehur i bindur Abrashi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button