Elvana Gjata me këmbë në tokë!

Është padyshim njëra ndër këngëtaret më të pëlqyera të skenës sonë. Bëhet fjalë për këngëtaren Elvana Gjata e cila përveç realizimeve muzikore në media shpesh përflitet edhe për dukjen e saj e cila gjithmonë të lë pa frymë.

Ndërkaq edhe pse shumë e njohur dhe e dashur nga masa, Elvana gjithmonë ka treguar se para së gjithash ajo është një vajzë e cila qëndron me këmbë në tokë, duke aluduar që fama nuk e ka ndryshuar atë. Këtë na e rikujton edhe tash këngëtarja e cila në faqen e saj zyrtare në ‘Twitter’ ka lënë një mbishkrim, ku tregon modestinë saj.

“Sado që ta mbajë kokën lart, këmbët i kam në tokë…”, shkruan këngëtarja e cila së fundmi po shijon suksesin e këngës ‘Discko, discko’ të cilën e solli në bashkëpunim me grupin ‘Kaos’.

Lajme të ngjashme

Back to top button