Rihanna e Katy Perry ‘në luftë’ për meshkuj…

Ndoshta tani janë më të qarta të gjitha fjalët të cilat i ka thënë Katy Perry në llogari të ish të dashurit të saj John Majer. Pasi që, sipas mediave të huaja, bëhet e ditur se ish i dashuri i saj po shihet me shoqen e saj të ngushtë, këngëtaren Rihanna…

 
Dy këngëtaret e njohura të cilat janë njëkohësisht edhe shoqe të mira, Rihanna e Katy Perry bëhet e ditur se kohëve të fundit kanë filluar të largohen njëra me tjetrën, sepse sipas mediave të huaja Rihanna ka filluar të takohet me ish të dashurin e shoqes së saj, John Major. Kjo nuk është hera e parë që dy yjet kacafyten me njëra tjetrën.

Pasi që gjatë gjithë kohës kur Katy ishte në lidhje me John, Rihanna i thoshte se ai nuk bën për të dhe e ka shtyrë që t’i japë fund kësaj lidhjeje. Por si duket këngëtarja nga Barbados, vetëm ka përgatitur terrenin për vete. Në anën tjetër disa media shkruajnë që Rihanna ka vetëm raporte shoqërore me Johnin dhe se nuk është në pyetje ndonjë lidhje dashurie.

E si duket kjo e ka shtyrë Katyn që të flasë keq për ish të dashurin kudo që shkon. Ndryshe kjo nuk është hera e parë që dy këngëtaret përleshen njëra me tjetrën. Hera e parë ka qenë për shkak të ish të dashurit të Rihhanës, Chriss Brown të cilin Katy nuk e ka dashur aspak./ Tribuna

Lajme të ngjashme

Back to top button